DYLON

Lugina me 3 deputet në parlamentin e Serbisë, konfirmohen në rivotim më 1 korrik

Lugina me 3 deputet në parlamentin e Serbisë, konfirmohen në rivotim më 1 korrik
Avatar photo Redaksia

Në bazë të rezultateve nga Komisioni Republikan Zgjedhorë prej 97,23 të votave të përpunuara  lista shqiptare “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar” ka fituar 3 mandate të deputetit në parlamentin e  Serbisë, shkruan Titulli.com.

Me gjithë këtë votimi për zgjedhjet parlamentare do të përsëritet në 9 qendra të vendvotimit në komunën e Bujanocit.

Sipas renditjes së kandidatëve mandatin nga lista shqiptare e unifikuar e fitojnë Shaip Kamberi nga PVD, Argjend Bajrami nga APN dhe Nadije Beqiri nga PD mirëpo këto rezultate do të konfirmohen pas rivotimit për zgjedhje parlamentare më 1 korrik, transmeton Titulli.com.

EkoHigjiena

Zgjedhje parlamentare janë mbajtur më 21 qershor në të cilën morën pjesë 3.159.748 votuese nga  6.584.376 sa ka gjithsejtë të drejtë votë ne nivel të Serbisë.

Rivotimi për zgjedhjet parlamentare do të bëhet më 1 korrik dhe partitë shqiptare kanë bërë thirrje për të dalë duke votuat listën shqiptare.

BURIMI: Titulli.com

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.