DYLON

Lugina mbetet pa flamur!

Avatar photo Redaksia

Godina e administratës komunale të Bujanocit sot mbeti pa flamur, u vendosë me shumë zhurmë e u hoq në heshtje.

I vetmi flamur që valon është ai i Republikës së Serbisë, përderisa flamuri me shqiponjën dykrenore të cilën e vendosi të premten kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, tashmë është palosur dhe mbyllur në sirtar.

EkoHigjiena

Euforia e liderëve politik se do të mbrojnë flamurin kombëtar mbaroi për disa orë, e derisa flamuri të shihet sërish në ndërtesën e Komunës së Bujanocit dhe Preshevës, do të duhet të kalojë një vit, shkruan portali informativ Titulli.

Deri atëherë, qytetarët shqiptarë të Luginës çmadhen me flamurin kuq e zi vetëm në ambiente private.

Republika e Serbisë, edhe pse lejon përdorimin e simboleve kombëtare nga pakicat që jetojnë në këtë shtet, ajo me Ligj ndalon përdorimin e atyre simboleve të shteteve tjera, që në këtë rast simboli kombëtar shqiptarë (Flamuri kuq e zi), i cili është edhe flamurë i Republikës së Shqipërisë, nuk lejohet të vendoset në institucione të vendit.

http://www.titulli.com/index.php?m=post&s=6584

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.