E drejtë, por vështirë se del diçka vetëm prej deklaratave politike, marr parasysh pozicionin e brishtë politik të Republikës së Kosovës. Deri më sot në bisedimet e Brukselit Kosova as nuk ka mundur ta përmend, me sa e di unë, problemin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Shkruan: Arsim Kastrati
Për t’u bërë Shqiptarët e Luginës faktor i barabartë politik me serbët e Kosovës, ata por edhe udhëheqja politike kosovare, duhet të bëjnë më shumë, shumë më shumë nga ç’kanë bërë deri më sot!
Pse jo edhe Protesta qytetare paqësore në Preshevë e Bujanoc, me anë të të cilave do t’i bëhej jehonë më e madhe kërkesës së drejtë për avansimin e pozitës politikoshoqërore të Shqiptarëve të jugut të Serbisë, reciprokisht me atë të Serbëve të Kosovës!
Një fjalë e urtë këshillon: “për të fituar diçka që nuk e ke pasur deri sot, duhet të bëshë diçka që nuk e ke bërë deri më sot!”. Thoshin pleqtë e tanë, ktynehere, se “uji flenë ndërsa serbët jo” dhe po kështu serbët e Veriut të Kosovës, nuk lanë gjë pa bërë e as gurë pa lëvizur për aktualizimin dhe ndërkombëtarizimin e kërkesave të tyre politike dhe territoriale tërësisht të padrejta dhe jolegjitime!
Edhe ne duhet të veprojmë pak më shpejtë dhe me më shumë vendosmëri, si në Kosovë ashtu edhe në Luginë! Por duke e parë indolencën e skenës politike kosovare e cila nuk është në gjendje as ekip negociator të formojë, gjë që e ka bërë disa herë në të kaluarën, madje në kushte edhe më të pafavorshme institucionale, vështirë se mund të presim diçka më tepër nga këto kërkesa politike të drejta të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.