Lugina e Preshevës nuk ka përfaqësues të pranueshëm për Kosovën në ekipin negociator?!

Lugina e Preshevës nuk ka përfaqësues të pranueshëm për Kosovën në ekipin negociator?!

Përfaqësuesit e institucioneve të ndryshme dhe subjekteve politike shqiptare në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë edhe pse po kërkojnë nuk po mundë të bëhen pjesë e ekipit negociator për bisedimet Kosovë-Serbi, shkruan Titulli.com.

Shqiprim Arifi, kryetari i komunës së Preshevës gjatë një emisioni në televizionin kosovar T7 tha se ka biseduar me kryeministrinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i cili i ka thënë me keqardhje se çështja e përfaqësimit të Luginës në ekipin negociator të Kosovës është mbyllur dhe është vonë tani.

Ditë më parë Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, në një iniciativë të përbashkët me kryetarin e komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi dhe deputetin popullor, Fatmir Hasani kanë kërkuar përfshirjen e çështjes së Luginës së Preshevës në procesin e fazës së dialogut, që synon arritjen e një marrëveshje përfundimtare ligjërisht e ndërkombëtarisht të obligueshme.

Ndërsa kryetari i PDSH-së, Ragmi Mustafa ka thënë se mospërfshirja e përfaqësuesve të Luginës në ekip negociator, nuk përbën problem të madh, raporton Titulli.com.

Nagip Arifi, kryetar i parisë opozitare shqiptare në Bujanoc e ka përsëritur se kanë kërkuar që në bisedimet që do të zhvillohen në Bruksel, çështja e Luginës së Preshevës të trajtohet në tërësi.

Lidhur me këtë temë përfaqësues të Lëvizjes për Reforma-PDSH në Preshevë, Sami Salihu ka zhvilluar takim me Lëvizjen Vetëvendosje në Prishtinë nga të cilët ka marrë mbështetje që përfaqësues na Lugina të bëhen pjesë e ekipit negociator.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë muajit gusht të vitit 2018 ka pritur në zyrën e tij përfaqësuesit nga komunat e Luginës së Preshevës dhe është shprehur se është institucionalizuar kërkesa për bashkëngjitjen e Luginës së Preshevës me Kosovën por duke theksuar mbështetjen se edhe përfaqësuesit e Luginës do të jenë pjesë e dialogut në Bruksel.

Burime të Titulli.com brenda autoriteteve institucionale dhe politike në Kosovë kanë mësuar se është vështirë të përfshihet ndonjë përfaqësues nga Lugina e Preshevës për shkak jo stabilitetit politik të tyre.

“Është për keqardhje se në Luginë të Preshevës nuk ka lider politik stabil shqiptarë që përfaqëson interesat e banorëve në atë pjesë dhe për momentin të zgjedhurit në këtë rajon nuk janë mirë të pranueshëm për Kosovën”, i ka thënë burimi i njëjtë për Titulli.com.

Ekipi negociator i Kosovës ka mbajtur një takim më 8 janar në Bruksel me përfaqësuesen e BE-së, Frederika Mogherini lidhur me bisedimet Kosovë-Serbi dhe sipas mediave pjesë e kësaj marrëveshje mundë të jetën edhe Lugina e Preshevës.

BURIMI: Titulli.com

KOMENTE