Luftimi i korrupsionit të jetë prioritet i insitucioneve shtetërore

Luftimi i korrupsionit të jetë prioritet i insitucioneve shtetërore

Korrupsioni vazhdon të mbetet ndër pengesat kryesore në zhvillimin e altiviteteve biznesore të ndërmarrjeve në Kosovë ashtu edhe në përditshmërinë e qytetarëve. Kjo u tha sot gjatë tryezës së organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mbi rëndësinë e luftimit të korrupsionit në vend.

Arian Zeka, Drejtor Ekzekutiv i Odës Amerikane, tha se korrupsioni duhet të luftohet për të arritur një zhvillim të mirëdilltë ekonomik dhe krijim të një imazhi më pozitiv të Kosovës. Ai tha se përmes studimit të zhvilluar nga Oda Amerikane mbi perceptimin e korrupsionit 75% e bizneseve e shohin korrupsionin si sistematik duke shtuar se faktorët të cilët kryesisht ndikojnë në rritjen e korrupsionit janë sundimi i dobët i ligjit si dhe mosfunksionimi i duhur i gjykatave në luftimin e kësaj dukurie.

Brian Martalus, Drejtor i Zyrës për rritje ekonomike në USAID, tha se për t’u luftuar korrupsioni në menyrë sa më efikase rregullat dhe ligjet në fuçi duhet të zbatohen. Ai tha se Kosova ka potencial të madh për të luftuar këtë dukuri duke thënë se ende ka nevojë të punohet në këtë drejtim.

Hasan Preteni, nga Qendra për Etikë, Transparencë, dhe Integritet, tha se Kosova ka shënuar mjaft pak progres në luftimin e korrupsionit. Ai tha se pavarësisht hyrjes në fuqi të ligjeve në kuadër të luftimit të korrupsionit, ende hasim në vështirësi në zbatimin e tyre. Ndêrsa Blerim Kelmendi nga Agjencia Kundër Korrupsionit, tha se situata në Kosovë në këtë aspekt ka ende hapësirë për përmirësim. Ai tha se përveç pranimit të raportimeve të rasteve të korrupsionit nga ana e qytetarëve dhe bizneseve, ky institucion poashtu ka punuar në identifikimin dhe luftimin e rasteve korruptive në mesin e shoqërisë Kosovare duke shtuar mes të tjerash si të rëndësisë primare luftimin e kësaj dukurie dhe angazhimin e institucioneve relevante në këtë drejtim.

KOMENTE