DYLON

Luftë tepër e përgjakshme në Jemen

Avatar photo Redaksia

(Harku rreth Qabesë së shenjt, edhe më tutje po ngushtohet!)

Nga: Mustafa BAJRAMI

EkoHigjiena

/2L ONLINE/ – Ata që kanë mund të përcjellin shkrimet tona përgjatë këtyre tri viteve të fundit në lidhje me Lindjen e Mesme, do të kenë vërejtur dy fakte me rëndësi: I pari fakt, kur të tjerët po flisnin për njëfarë Pranvere Arabe ne e patëm quajtur Lokomotiva e Ndryshimeve. Ajo kishte filluar në Algjeri pikërisht kur bota nuk pranoi fitoren e Frontit Islamik të udhëhequr nga Abbas El-Medeni, të cilin e kishte arrit në zgjedhjet e lira të asaj kohe.

I dyti, kemi thënë rradhazi dhe vazhdojmë te themi se lufta më e madhe ka gjasë të ndodh ajo prekë tokën e Jemenit e sidomos Bahrejnin. I pari me një numër të madh të popullatës shiite, ndërsa i dyti me shumicë por që as aty e as këtu shiitët nuk marrin pjesë në qeverisje as me përqindjen më të vogël të mundshme.

Jemeni sot vërtetë është në flakë. Arabia Saudite e udhëhequr nga mbreti Selman urdhëroi aeroplanët e vet të sulmojnë pikat që ishin nën kontrollin e shiitëve huthitë të Jemenit (Afër 40% e huthitëve janë sunnit, por që nuk pajtohen me politikat e Jemenit zyrtar). Këtij mbreti, në ndihmë po i del edhe gjenerali El-Sisi, që kishte rrëzuar me dhunë Muhamed Mursin, presidentin e parë Egjiptin që fitoi me vota të lira, prej se dinastia shqiptare ia kishte dorëzuar pushtetin një gjenerali të Naserit, mikut të Mareshallit Tito.

Sisi duarpërgjakur njihet për marifetllëqet e tij të tmerrshme. Në sheshin Adevije, vitin e kaluar, me helikopterë nga lartë dhe mitralozë nga mbi ndërtesat përreth sheshit kishte vrarë për më pak se tri orë dy mijë e shtatëqind e ca protestues të cilët nuk pranonin grushtetin e dhunshëm të Sisit dhe kërkonin kthimin e kryetarit të tyre që e kishin zgjedhur me votë të lirë. Në ndihmë për djegien e Jemenit, Selmanit mbret po i del edhe Kuvajti, Katari Emiratet dhe të tjerë që kanë shiitë në vendet e tyre.

S’ka dyshim se jemeni po digjet së bashku me kufomat që s’ka kush i mbledh nga rrugët që kanë nisur të kundërmojnë nga prishja e mishit të vdekur dhe të masakruar.

Irani, së paku deri më tani po mjafton të shpreh indinjatën e thellë për atë që po ndodh në Jemen. Se çka do të ndërmerr në ditët në vijim, varet prej raporteve të Iranit me Perëndimin, me SHBA-të e sidomos nga pesha që ka në bisedimet me pesëshen e madhe për ndalimin e prodhimit të bombës atomike.

Turqia nga ana e saj, e interesuar edhe më tutje për grykën e Adenit, zyrtarisht dhe deri në këto momente ende nuk ka dhënë ndonjë deklaratë që vlen të përmendet.

Gjithsesi, Jemeni po digjet. Bahrejni do të pason, ndërsa vendet monarke arabe të Gjirit Persik po ruhen për ti hipur në vagonin e fundit që po i tërheq Lokomotiva e Ndryshimeve.

Se si do të jetë harta e ardhshme e këtij rajoni, këtë mund ta dinë vetëm ata që po skicojnë këtë hartë. Të tjerët dhe ne, vetëm përshkruajmë, aty këtu paralajmërojmë, dhe duke numëruar afër një milion viktima muslimane, të prekur ne sedër përfundojmë duke thënë; të vrarët e pafajshëm, gati si gjithkund janë fatura e ndryshimeve që po pëson Lindja e Mesme…! /2L ONLINE/