/2L ONLINE/ – Në vitin 2011 patëm botuar një shkrim me titull “Lindja e Mesme, mësim edhe për Ballkanin”. Aty patëm thënë se “Pranvera Arabe” mund të jetë një mashtrim i ri për opinionin. Ajo që në fakt po ndodhte atje, nuk ishte pranverë, por lëvizje e “Lokomotivës së ndryshimeve” që kishte nisur në Algjeri, pastaj kaloi në Tunizi, pastaj në Egjipt e kur do të mbërrijë në Siri apo në Gjirin Persik, atje ku popullata është e përbërë nga shiitët afër 100 milion dhe po aq sunnitë, të bëmat e asaj “lokomotive” do të jenë katastrofave. Për fat të keq ashtu ndodhi. Përse kisha menduar ashtu? Sepse, arabët historikisht kanë aversion ndaj persëve, sepse, politikat e mbretërive arabe kundërshtojnë ashpër çfarëdo ndikimi të ri të Iranit në rajon, sepse, liderët politikë të Iranit mendojnë ndryshe ngaqë mendojnë liderët fetarë shiitë të vendit. Edhe pse shiizmi në esencë nuk është platformë anti-sunnite, por është fryma perse që donë ti prekë të gjitha brigjet e Lindjes së Mesme, ky shiizëm e ky synnizëm sot më tepër përdorën si mjete për ndasi mes arabëve dhe Iranit, në vend se të jenë dy rrugë më shumë për konsolidimin e myslimanëve. Në Gjirin Persik luhet loja e konkurrencës gjeokulturore. Atje, paraja është në pyetje, epshi dhe makutëria në luksin e tepruar. E, kur kësaj i shtojmë ekspansionin e ndikimit të Turqisë e sidomos interesat e fuqive të mëdha, lufta në Sham apo në Gjirin Persik, patëm thënë, do të jetë jo si çdo luftë tjetër në Lindje të Mesme.
****
Kur forcat amerikane të mbështetura nga një koalicion i gjerë ndërkombëtar pushtuan Irakun në vitin 2003 dhe rrëzuan Saddam Hyseinin, shumë kush kishte menduar se Iraku po gjen qetësinë e munguar. Megjithatë, shumë njerëz mbetën të zhgënjyer, por jo njohësit e historisë së Lindjes së Mesme. Nxjerrja për flokë e Saddamit nga zgafella e më vonë varja e tij në litar para syve të botës irritoi në masë të madhe shoqëritë arabe. Vrasjes së Saddamit i ishin gëzuar shiitët dhe kurdët, sepse, të parët nuk ishin sunnitë ndërsa të dytët nuk janë arabë. Sidomos pas kësaj, Lindja e Mesme u trazua edhe më shumë. Kështu, varja e Saddam Hyseinit, vrasja poshtëruese e Gadafit, rrëzimi me shumë viktima e Mubarakut, grushteti i përgjakshëm në Tunizi e mbi treqind mijë viktimat e Algjerisë, u konsideruan vetëm disa nga simptomet e dhimbshme të ashtuquajturës “Pranvera Arabe”, gjë që e gjithë kjo doli të jetë një mashtrim për shoqëritë e Lindjes së Mesme.
Në fakt, pushtimi i Irakut qiti në pah një dëshirë ndërkombëtare të pa thënë gjerë atëherë. Fjala e Kondoliza Rajs se: “Lindja e Mesme ka nevojë për një konfiguracion të ri kufijsh” atëbotë u interpretua si: “konfiguracion kufijsh gjeografik”. Ç’është e vërteta, ndryshimi i kufijve gjeografik nuk ishte as i rëndësishëm e as kërkesë e bashkësisë ndërkombëtare. Kufijtë të cilët ndryshuan ishin kufijtë sektarë dhe kulturorë, jo gjeografikë. Këta kufij të rinj u bënë esenca e politikave të reja në Lindje të Mesme, të dobishme për fuqitë e mëdha por shumë të dëmshme dhe tepër të rrezikshme për shoqëritë e rajonit.
Dy vite pas pushtimit Iraku “u nda” në tresh. Ndërkombëtarët edhe më tutje vazhdojnë të promovojë një Irak të ndarë sektarisht dhe kombtarisht, por nuk lejohen ndarjet gjeografike. SHBA-të ndihmojnë kurdët për vetëvendosje por kundërshtojnë krijimin e Kurdistanit shtet të pavarur. Shiitëve u dhanë tërë aparaturën shtetërore të Irakut, ndërsa sunnitët që dikur ishin shumica e Irakut u shndërruan në pakicë dhe në të pafuqishëm për të ndërmarrë çfarëdo hapi në dobi të tyre. Bagdadi, djepi i civilizimit arabë sot është bastioni shiit. Ky qytet është shndërruar në pellg gjaku ku shpërthit vdekjeprurëse ndodhin më shumë se në të gjitha vendet tjera në botë, të gjitha së bashku. Gjithashtu, nga viti 2005 në Irak zgjedhjet organizohen mbi bazën etnike dhe sektare, sunnitët nuk lejohen të marrin pjesë në komisione zgjedhore, ndërsa për numërimin e popullsisë që këta të fundit vazhdimisht kërkojnë, as që mund të diskutohet. Synnitët dyshojnë në rregullsinë e zgjedhjeve në të cilat gjithmonë dalin humbës. Kur u tërhoq ushtria amerikane nga Iraku në vitin 2011, vendin e saj e zunë paramilitarët shiitë që mbështeten nga Irani dhe të cilët veprojnë sipas platformës pan-shiite. Kjo politikë ndarëse ka dobësuar në masë jo vetëm ndikimin sunnit arabë por edhe atë etnik kurdë mbi Bagdadin. Nga viti 2011, sunnitët arabë dhe kurdët e veriut që gjithashtu janë sunnitë, janë në pafuqishëm të ndikojnë në politikat zyrtare, sepse ata edhe kanë humbur hise të mëdha në burimet e naftës të cilat Bagdadi i kontrollon në mënyrë absolute.
Me futjen në praktikë të sistemit politik që bazohet mbi principin e etnisë dhe sektit, raportet mes sunnitëve dhe shiitëve janë acaruar tej mase. Sipas këtij sistemi, shiitët kanë në dorë kryeministrinë, kurdëve u është dhënë presidenca, ndërsa sunnitëve sa për sy e faqe u ka mbetë udhëheqja e parlamentit. Të njëjtën politikë kohë më parë Franca e kishte zbatuar në Liban ku edhe sot e kësaj dite me qeverinë udhëheqin sunnitët, presidencën e kanë të krishterët ndërsa parlamentin Hisbullahu. Kështu, sot Bagdadi kryekëput udhëhiqet nga shiitët dhe është nën ndikimin e Teheranit zyrtarë. Nga 328 deputetë sa ka parlamenti irakian, sipas kushtetutës të cilën e përgatitën të huajt, shiitë duhet të jenë 183. Falë këtyre politikave sektare dhe etnike, që nga viti 2003 Iraku nuk është në gjendje të ndalë luftimet e brendshme e as shpërthimet e përditshme, sepse, të gjitha këto ndodhin mbi bazën e etnisë dhe medhhebit.
Në vitin 2014 ISIS shpalli për kryeqytet të Shtetit Islamik qytetin e Musulit. Menjëherë pas kësaj, me 12 qershor, lideri shiit i Irakut Ali el-Sistani bënë thirrje për bashkimin e gjithë shiitëve ku edhe dha rekomandimet e para për krijimin e Hashdi Shabit, lëvizje kjo ushtarake shiite. Hashdi Sh’abi është ushtri që vepron krahas ushtrisë së rregullt irakiane. Ky formacion ushtarak i ngjashëm e Hisbullahun e Libanit është tmerri i sunnitëve të Irkut. Edhe pse në fillim u krijua kinse për të mbrojtur vendet e shenjta shiite, ajo sot vepron në mbarë Irakun. Synimi kryesor i Hashdi Sha’bit është ndryshimi demografik i vendit në dobi të shiitëve e në dëm të sunitëve. Si reaksion ndaj këtij formacioni ushtarak, sunnitët krijuan dy ushtri të reja; Hashdi Ashairin dhe Hashdi Vatanin. Këto dy të fundit, përveç që luftojnë shiitët, herë pas here i dalin në ndihmë edhe ushtrisë së Shtetit Islamik të themeluar në tokat irakiane.
Në këtë rrëmujë sektare, etnike, politike e ekonomike, më në fund, forcat ushtarake të fuqive të mëdha të ndihmuara nga një koalicion prej 63 shteteve kanë nisur një luftë të re në Irakun e djegur për më shumë se dy dekada. Ushtria irakiane së bashku me peshmergët kurdë kanë filluar bombardimin e Musulit. Forca të mëdha paramilitare shiite po presin me padurim futjen në Musul ku pritet një masakër e madhe mbi popullatën e pambrojtur sunnite. Duke u nisur nga përçarjet e mëdha sektare dhe duke marrë parasysh këmbënguljen e sunnitëve që qytetin e Musulit ta mbrojnë deri në vdekje, e sidomos duke marrë parasysh përpjekjet e ushtrisë shiite për ndryshime demografike fillimisht në Irak, pastaj në Siri, në Jemen, në Liban, në Palestinë e në vende tjera arabe, atëherë, kjo luftë që sapo ka filluar do të jetë ndër më të përgjakshmet në Lindje të Mesme. Në këtë betejë edhe Turqia ka shpreh gatishmërinë për pjesëmarrje. Turqia e cila sot arriti një marrëveshje me qeverinë irakiane për të marrë pjesë në këtë beteje, është shpresa e vetme për dy milion sunnitë që janë duke përjetuar tmerrin e mijëra predhave të hedhura mbi kokat e tyre.
Një gjë e re ka mjegulluar edhe më shumë hapësirën e Lindjes së Mesme. Përderisa Irani deri dje konsideronte SHBA-të të janë “Djalli i Madh”, djalli i madh për Iranin po del të jenë sunnitët e Irakut. Irani dhe disa monarki arabe të Gjirit kanë ndezë fitilin sektarë në Irak ku edhe më tutje ndjellin gjak të pafajshëm të irakianëve. Lufta për medhhebin sot është bërë luftë e shenjtë. Ajo është shenjtëruar për interesa politike dhe ekonomike të monarkëve dhe mbretërve të rajonit. Fuqitë e mëdha po përfitojnë me të madhe nga kjo përçarje mes myslimanëve. Sado që shtetet e Gjirit po harxhojnë miliardat në armatim, për Iranin Turqia është rrezik më i madh se së bashku të gjitha vendet e rajonit. Nga frika e afrimit të Ankarasë me Rusinë, Irani thuajse është bërë një me këtë të fundit.
Lufta e re për Musul përfundimisht do të qartëson tri momente tepër të rëndësishme:
1. Do të hedhë dritë mbi raportet Iran-SHBA deri më tani të mjegulluara,
2. Do t qetë në pah realitetin e acarimit në tri dekadat e fundit mes Iranit dhe sunnitëve,
3. Si dhe do kuptohet realiteti i ri që është krijuar mes Turqisë dhe shoqërive arabe.
Sipas te parës, nëse përnjëmend Irani është afruar me Perëndimin, shiitët do të janë faktorë në rajon, sipas të dytës nëse Irani ka arrit të rregulloj raportet me arabet, Rusia do të fuqizohet në Lindje të Mesme, e nëse Turqia vërtetë është bërë mike edhe politike e strategjike e arabëve (përveç që ka arrit të fitojë zemrat e sunnitëve arabë, atëherë Kurdistani vështirë se do të krijohet.
Kësaj radhe, kjo luftë, ose do ta qet tërësisht nga kolloseku Lindjen e Mesme, ose kjo luftë do të jetë një fillim i mbarë për Lindjen e Mesme…! /2L ONLINE/