Lufta turko-greke ose njohja e Republikës së Kosovës nga shteti grek (Lufta e dhembshme ndërshqiptare!)

Lufta turko-greke ose njohja e Republikës së Kosovës nga shteti grek (Lufta e dhembshme ndërshqiptare!)

Se kur do të ndodhë kjo luftë unë nuk mund ta dijë, por se kjo luftë do të ndodhë një ditë të afërme për këtë gjë nuk dyshoi aspak. Në fakt, as shteti grek nuk mund ta dijë se kur do të ndodhë kjo luftë, sepse, kjo nuk është në dorën e tyre. Por, që janë në pritje të luftës për çdo ditë kjo nuk dyshohet. Datën e kësaj lufte gjithsesi që mund ta dijë veç shteti turk, sepse pikërisht ata janë duke u përgatitur që moti për rikthim të pjesëve të “veta” (13 ishujt) e Rodosit në trungun e vet.

 Shkruan: Gani NEZIRI                   –                   2LONLINE.com 

Sidoqoftë dhe kurdo qoftë që do të filloi kjo luftë, pashmangshëm se do të bëhet ndërmjet shqiptarëve nga të dy anët e kufirit turko-grek. Si njëra palë, poashtu edhe tjetra kanë vendosur popullatën shqiptare konform besimit fetar të tyre rreth atij kufiri që nga kohët e marrëveshjes famëkeqe të Lozanës të datës 30 janar 1923, për shkëmbimin e popullatës.

Pra, në këtë luftë do të përballen në vijën e parë të frontit shqiptarët në mes vete konform besimeve fetare që mbajnë këndej e andej kufirit (mysliman dhe ortodoks). Në anën turke do të jenë nipërit e gjashtë milion shqiptarëve të besimit islam të ikur pas tërheqjes së Perandorisë Otomane, dhe nga ana greke do të vendosen në vijën e parë të frontit shqiptarët e besimit ortodoks që jetojnë në tokat e tyre në Greqi. Pra, fjalën e kam për arvanitasit e vjetër që tani më janë të asimiluar në grekë, ashtu sikur që janë asimiluar në turqë edhe gjashtë milionë shqiptarët në Turqi. Në këtë rast, duke mos llogaritur edhe sektet ekstreme islame që në emër të islamizmit ekstrem janë në gjendje të vrasin vëllezërit e tyre shqiptarë të ortodoksizmit ekstrem që vijnë nga jugu i Shqipërisë.

E dhimbshme, apo jo?! E gjithë kjo histori që po na përcjellë nga koha në kohë duke u bërë argat i të huajit dhe duke derdhur gjakun për të tjerë, por, jo për tokën e tonë.

Jam shumë i vetëdijshëm se ky shkrimi im nuk do të ndikoj aspak në pengimin e kësaj gjakderdhje ndërshqiptare, por, nuk mund të durohem dot që të mos shpreh shqetësimin tim për kombin tim!

Në fakt, politika globale nuk qanë kokën për faktin tragjik të shqiptarëve, por nuk përjashtoj mundësinë që “qanë fatin e shpartallimit të shtetit grek”. Veçanërisht Gjermania si krijuese e këtij shteti artificial dhe që mendohet se ka blerë disa nga ishujt grek, por, jo edhe Rodosin.

Tani, më pëlqen të besoj “sipas zakonit shqiptar” se politika amerikane, si aleati ynë që është, do të shfrytëzojë këtë rast me kujdes të shtuar që për ta shpëtuar Greqinë nga sulmi turk, do ta detyroi shtetin grek që ta njoh zyrtarisht “beben” e saj, Republikën e Kosovës.

Nuk e thotë kot populli një fjalë të urtë; “Luaje mace kryet e buallit! /2LONLINE.com/

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE