DYLON

Lufta speciale e Serbisë, sponsorizon ISIS-in të provokojë invadimin!

Avatar photo Redaksia

Kërcënimi serb ndaj Kosovës është permanent. Për shkak të prezencës së NATO-s, Serbia e ka të pamundur të ndërhyjë në veri të Kosovës.

Kështu thonë për “Bota sot”, njohësit e fushës së sigurisë, pas raportit të publikuar në media rreth një ndërhyrjeje të forcave ushtarake serbe në veriun e Kosovës. Sipas, portalit “Te Sheshi”, që prej luftimeve në Kumanovë, mediet serbe nuk kanë pushuar së propaganduari se i njëjti skenar pritet të ndodhë edhe në veri të Kosovës.

EkoHigjiena

Në fakt, u bë një kohë e gjatë, që raportohet se Forcat ruse bashkë me ato serbe po bëjnë ushtrime të përbashkëta shumë afër territorit të Kosovës.

Fadil Kajtazi, ekspert i sigurisë, vlerëson se intensiteti i këtij kërcënimi varet nga shumë faktorë por dominuese, është gjendja e përgjithshme në nivel global, ku zhvillimet në lindje, para së gjithash pretendimet hegjemoniste ruse këtij kërcënimi i japin dimension tjetër.
“Ne edhe më herët kemi tërhequr vëmendjen e opinionit se kërcënimi serb ndaj Kosovës është permanent.

Intensiteti i këtij kërcënimi varet nga shume faktorë, por dominues është gjendja e përgjithshme në nivel global, ku zhvillimet në lindje, para së gjithash pretendimet hegjemoniste ruse këtij kërcënimi i japin dimension tjetër. Në qoftë se i referohemi historisë, dy luftërat ballkanike si dhe Lufta e Parë Botërore janë “sponsorizuar” nga Rusia, kurse realizator ka qenë Serbia.

Në kushtet e rizgjimit të “idesë së pansllavizmit” përvijimi i politikave ruse në Ballkan përmes faktorit serb është evident, por që e dallon në përmbajtje dhe metoda”, vlerëson Kajtazi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.