DYLON

Lufta për play off gjithnjë më interesat

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Vikendi ofroi edhe njëherë kënaqësi futbollistike, derisa skuadrat në Ligën “Agim Ramadani”, zhvilluan duelet e javës së dymbëdhjetë në program. Palestra e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti”, në Gjilan, ishte edhe njëherë arenë takimi e skuadrave pjesëmarrëse që po luajnë kartat e tyre të fundit, para hyrjes së fazës finale të garave, play-offin.

EkoHigjiena

Dueli hapës i kësaj jave u zhvillua ndërmjet skuadrës së Budrikës dhe asaj të MobiCasas, me skuadrën e Budrikës që arriti të triumfojë, pasi ka zhvilluar një ndeshje pothuajse të përkryer, njërën ndër më të mirat këtë edicion. Pas këtij epilogu, gjërat kanë ndryshuar në renditjen tabelare dhe tashmë dy skuadrat ndodhen në zonën e Play-offit.

SK Arifi vazhdon me formën e mirë, duke varguar rezultatet pozitive nga java në javë. Në kuadër të kësaj xhiro, triumfuan jo lehtë përballë skuadrës së Karadakut, që deri në fundin e lojës nuk u dorëzua për asnjë moment, mirëpo rezultati në semaforin e lojës, tregoj që duhet të pajtoheshin me humbjen e gjashtë këtë edicion.

Migjeni nuk ka arritur të ruajë epërsinë, duke u dorëzuar në fundin e ndeshjes, përballë Dobërçanit që falë një goli akrobatik të realizuar nga Lundrim Shabani marrin një pikë të artë nga ky duel, që vazhdon ti mbajë ata në zonën e Play-offit.

Skuadra Vëllezërit Aliu, ka rigjetur sërish formulën e fitores, derisa këtë vikend ka triumfuar ndaj skuadrës së Las Vegas, që duket qartë që nuk është në formën e saj më të mirë, megjithëse ekzistojnë edhe më tej gjasat reale për kualifikimin në fazën finale të kampionatit.

Skuadra e Xixës, ka hyrë në një formë fantastike të rezultateve, derisa ka regjistruar fitoren e dytë më radhë, tani përballë skuadrës Dalia. Në këtë mënyrë, lufta për të pasur një plasman sa më të mirë në renditjen tabelare po bëhet gjithnjë më interesant, me ç’rast shumë skuadra janë në garë për një pozitë që dërgon në garat e Play-offit.

Dueli ndërmjet Katanas dhe Eksimorit, ishte paraparë të ishte ndeshja kryesore e kësaj jave, ndaj dhe kishte zgjuar një interesim të madh nga ana e publikut. Dueli ishte shumë i fortë dhe në disa raste i tensionuar, mirëpo fundi i ndeshjes pati vetëm një epilog, fitoren e skuadrës së Eksimorit, që tani vazhdon të kryesojë kampionatin e vetme në kreun e tabelës.

Një gol për tre pikë, i ka mjaftuar skuadrës së Fatbardhit për të regjistruar fitoren e nëntë këtë edicion garash. Në kuadër të javës së dymbëdhjetë, skuadra nga Livoçi i Epërm, ka mposhtur minimalisht skuadrën e Verbicës, që pati një paraqitje solide në këtë duel.

Malsia ka bërë befasinë më të këndshme këtë vikend, duke ndalur në një barazim skuadrën e FSK-së, duke e zbritur kështu nga froni pas shumë javëve të kaluara në renditjen tabelare.

Dueli ishte mjaft interesante dhe pati kthesa të shumta në rezultat, mirëpo fundi i lojës dhe verdiktin final, që skuadrat të marrin nga një pikë në këtë ballafaqim.

/2L ONLINE/ Drilon SYLEJMANI/