(2L ONLINE) – Skuadrat pjesëmarrëse në Ligën “Agim Ramadani” e kanë kuptuar se një ligë cilësore, çdo gjë është e mundur, prandaj edhe lufta për të hyrë në zonën e play offit gjithnjë e më shumë po bëhet interesante. Duelet e së shtunës dhe të dielës kanë sjellur shikueshmëri të lartë në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan, duke konfirmuar kështu se po hymë në fazën më interesante të garës.
Katana ka mposhtur Bujanën në ndeshjen e fundit të javës së nëntë, deri sa është ngritur bukur shumë në tabelë dhe tani ndodhet në pozitën që i mundëson atyre një vend për na play off. Play offin, e shohin shumë afër edhe FSK dhe Verbican që fituan duelet përkatëse ndaj Dalisës respektivisht Dobërqanit.
Duel mjaft interesant dhe dramatik ishte ai ndërmjet Autoshkollës Arti dhe Besi. Këta të fundit kanë përmbysur rezultatin nga 3:0 në 3:5 për të marrë një triumf shumë të vlefshëm në luftë për kreun e tabelës.
Ndërkohë, The Living Room ka treguar fuqinë e saj para skuadrës së Mobicasës pasi e ka mposhtur me shifra të thella. Bindshëm ka fituar edhe skuadra e Vëllezërit Aliu përballë Karadakut, njësoj ka bërë edhe Las Vegas ndaj Policisë. Dueli i vetëm që përfundoi me barazim këtë vikend ishte ai ndërmjet Eurolotos dhe Djemtë e Qytetit.
/Drilon SYLEJMANI/ 2L ONLINE/