DYLON

Lufta në Siri nuk na përket neve

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Islami fe e paqes dhe jo e dhunës, kjo është postulati i kësaj feje. Nga kënd vështrimi im shumë konflikte që zhvillohen e kanë interesin material, prandaj ne si komb që sapo kemi dal nga lufta e kemi kuptuar më së miri.

Shkuarja e disa kosovarëve, jo numër i madh, dhe në mënyrë individual në Siri, nuk i ndihmon vendit tonë e as atyre. Nuk pajtohem me faktin se disa qytetar tonë se shkuarja atje do të ofronte zgjidhjen e problemit atje. Disa e kosovar luftën atje e konsiderojnë si të tyre dhe islamit, andaj po ju them atyre se ajo nuk na përket neve dhe se ndihma që kishin me dhënë ata është Kosova.

EkoHigjiena

Pse po e them këtë po e marr një shembull krahasues që e merr populli ynë ” nëse një familje zihet në mes veti ata janë që i zgjedhin problemet e jo duke ju ndihmuar nga jashtë”. Prandaj nuk na takon neve të përzihemi në atë luftë sepse vetëm e komplikon situatën dhe thellon problemin.

Unë mendoj që çdo viktimë e bie aty nuk e arsyeton luftën që zhvillohet aty. Sikur edhe një gjak i derdhur i pafajshëm kish për të na gjykuar, prandaj nuk e arsyeton faktin se viktima janë ata më së paku e meritojnë vdekje.

Nëse tentohet të ndihmohet ai popull atëherë nuk duhet shkuar të luftohet atje, por ka alternativa tjera më paqësore shembull. organizimi i protestave kundër luftës, sensibilizimi i komuniteti ndërkombëtar, mbështetja e organizatave për të drejtat e njeriut etj. Bëj apel te njerëzit që e duan fenë islame të mos të aranzhohen për këtë luftë , për të vetmin qëllim ajo nuk afron zgjidhjen e situatës sonë. /2lonline/

/Artan Jakupi/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.