DYLON

Lufta kundër “Dhunës ndaj Grave” kërkon vetëdijesim dhe qasje gjithëpërfshirëse

Avatar photo Redaksia

Rina AHMETI

/autorja është Kryetare e Grupit të Grave të Komunës së Gjilanit dhe anëtare e Kuvendit. Ky është fjalimi i saj në Debatin me temë “Dhuna që ushtrohet ndaj Gruas dhe pasojat në familje”/

EkoHigjiena

(2L ONLINE) – Në debatin e organizuar nga Grupi i Grave ti Komunës së Gjilanit, ku do ta trajtojmë një temë të rëndësishme dhe delikate, ku si fenomen kapërcen kufijtë e Kosovës dhe është e pranishme në Evrope dhe në kontinente tjera. Pra, tema që do ta trajtojmë sot është “Dhuna që ushtrohet ndaj Gruas dhe pasojat në familje”.

Sot është dita e fundit e 16 Ditëve të Aktivizimit kundër Dhunës ndaj Grave e cila filloi më 25 Nëntor, në Ditën Ndërkombëtare Kundër Dhunës ndaj Grave dhe vazhdoi deri në 10 Dhjetor të ditës së sotme që është Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, duke lidhur simbolikisht këto dy ditë në përforcim të mesazhit se dhuna ndaj grave është shkelje e të drejtave të njeriut.

Ku si fenomen me të cilin fatkeqësisht ende përballemi. Lufta kundër kësaj dukurie kërkon vetëdijesim të përgjithshëm dhe qasje gjithëpërfshirëse për ta bërë atë te papranueshme dhe të patolerueshme në shoqëri. Dhuna ndaj gruas vazhdon të jetë shkak i trajtimit të pabarabartë dhe të padrejtë të femrës në shoqërinë tonë.

Dhuna në çfarëdo forme, e ushtruar ne privatësinë e familjes apo në sferën publike, shkatërron jetëra dhe tronditë trungun e shëndoshë të familjes. Ajo është pengese për zhvillimin të dinjitetshëm të jetës.

Iniciativat jone si Grupi i Grave të Komunës së Gjilanit, është për të vetëdijesuar shoqërinë për këtë fenomen të shëmtuar ku kemi për qellim të tregojmë gatishmërinë tonë individuale, profesionale dhe institucionale për të parandaluar dhe luftuar dhunën ndaj gruas.

Andaj, ne sot në këtë tryezë ju ftojmë që secili prej jush të jap sadopak kontributin e juaj që ky debat të këtë efekt në vetëdijesimin e shoqërisë sonë se si ta luftojmë dhunën në familje. /2L ONLINE/