DYLON

Lufta e UÇK-së ka qenë e drejt

Lufta e UÇK-së ka qenë e drejt
Avatar photo Redaksia

Shkruan: Ismajl Kurteshi

Është dëshmuar shumë herë me fakte para botës, e sidomos para atyre që janë pre e propagandës serbe, se akuzat ndaj UÇK-së janë të pabaza.

EkoHigjiena

Dihet botërisht se lufta e UÇK-së ka qenë luftë Çlirimtare.

Po ashtu dihet se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka luftuar kundër ushtrisë dhe policisë së shtetit okupator, Serbisë, që kanë ushtruar terror mbi popullatën civil të Kosovës.

Përkundër faktit se shqiptarët gjatë luftës, janë dëbuar masivisht nga shtëpitë e tyre, janë trajtuar mizorisht e janë vra vetëm për shkak të përkatësisë së tyre kombëtare.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës, pjesëtarët e të gjitha komuniteteve, përfshi këtu edhe pjesëtarët e komunitetit serb, gjatë dhe pas lufte i ka trajtuar mirë.

Por propaganda serbe është angazhuar maksimalisht ta paraqet luftën e UÇK-së dhe situatën në Kosovën e pas luftës ashtu si i ka konvenuar politikës gjenocidale të Serbisë.

Ja një shembull të propagandës serbe: Në mandatin e parë të Kuvendit të Kosovës (2001 – 2004), një deputet serb përherë në Kuvend me truproje të UNMIK-ut. Të njëjtin deputet, ditëve të tjera, e shihja në qytet pa përcjellës. Kur një ditë e pyeta pse në Kuvend po vjen me truproje e ditëve të tjera po ecë pa truproje. Ai i zënë ngushtë më tha: kështu e ka politika.

Kjo pra ka qenë dhe është politika e Serbisë, përherë e mbështetur në gënjeshtra.

Për ata që janë të interesuar për ta mësuar të vërtetën, faktet flasin se:

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejt dhe e pastër;

Akuzat për ushtarët dhe udhëheqësit e saj janë të pabaza;

Dënimi eventual i tyre është tërësisht i pa drejt, prandaj ne presim lirimin e secilit të akuzuar qoftë pjesëtar ose udhëheqës i UÇK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.