Lufta çlirimtare nuk mund të njolloset!
Nga: Bujar Nevzati
REAGIM
Është shqetësuese dhe e papranueshme që, në vazhdimësi, e sidomos këtyre ditëve kur pritet shpallja e aktgjykimit në Hagë, po shtohen fyerjet, sulmet dhe gjuha denigruese ndaj krerëve të UÇK-së dhe komandantëve të luftës çlirimtare.
Është edhe më shqetësuese kur këto sulme vijnë nga persona të caktuar, të cilët ne i njohim mirë dhe për të cilët ekzistojnë shumë pikëpyetje lidhur me veprimtarinë e tyre para dhe gjatë luftës, si dhe me shërbimet që mund t’u kenë bërë politikave diskriminuese të kohës apo strukturave të dyshimta.
Prandaj, u bëjmë thirrje të kenë kujdes me gjuhën dhe fjalët që përdorin ndaj atyre që luftuan për lirinë e Kosovës. Askush nuk ka të drejtë ta njollosë luftën çlirimtare dhe sakrificën e mijëra burrave e grave që dhanë gjithçka për këtë vend.
Mos na detyroni të flasim edhe për të kaluarën tuaj dhe të tregojmë publikisht se kush kanë qenë disa prej jush dhe çfarë veprimtarie keni zhvilluar në periudha të ndryshme!
UÇK-ja ishte dhe mbetet krenaria e popullit shqiptar!
Lufta çlirimtare nuk mund të njolloset!
