DYLON

Lufi Haziri: Iliria gjithmonë ka treguar përfaqësim e angazhim për zhvillimin ekonomik e infrastrukturor të saj

Lufi Haziri: Iliria gjithmonë ka treguar përfaqësim e angazhim për zhvillimin ekonomik e infrastrukturor të saj
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka marrë pjesë në bashkëbisedimin me strukturat e nëndegës “Iliria”, organizuar në hapësirën e hapur duke respektuar masat anti-Covid19.

Këtë tubim bashkëbisedues e ka hapur kryetari i kësaj nëndege, Emrush Selimi, i cili rikonfirmoi se nëndega “Ilria” ka vendosur për t’ia dhënë mandatin edhe për katër vite, për shkak të punëve dhe projekteve më të mëdha investive në historinë e Gjilanit.

EkoHigjiena

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, falënderoi strukturat dhe qytetarët e Ilirisë për mikpritjen e ngrohtë dhe për kulturën qytetare që kanë treguar gjithmonë.

“Iliria gjithmonë ka treguar përfaqësim e angazhim për zhvillimin ekonomik e infrastrukturor të saj. Shumë burra e gra i kanë dhënë kësaj lagje mburrje dhe përfaqësim dinjitoz në institucione. Do të vazhdojmë para me realizimin e objektivave tjera infrastrukturore. Rigjenerimi ubran do të jetë prioritet për lagjen tuaj, fasadimi i objekteve banesore, ndërrimi i rrjetit të vjetër të ujësjellësit, pastaj programi i familjes, infrastrukturës, shëndetësisë, ekonomisë e arsimit. Do të mbetem gjithmonë, Luta i Juaj”, ka thënë kryetari Haziri.

Ndërsa, kandidatja për Asamble Komunale, Meral Sadriu – Vokshi, falënderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen dhe për përkrahjen madhështore.

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.