Luan Krasniqi takon kancelaren Merkel
Ish boksieri i madh shqiptaro-gjerman, Luan Krasniqi ka postuar në konton e tij të Facebook-ut një njoftim se është takuar me kancelaren gjermane Angela Merkel. Kjo ka ndodhur në një pritje për mediet, të quajtur “Media Night 2014” të mbajtur në Berlin.
“Së bashku me mikun dhe këshilltarin tim Christoph Schickhardt isha mysafir në Media Nigjht 2014. Këtu pata rastin të flisja shkurtimisht me kancelaren federale Angela Merkel që është një personalitet i përmasave të veçanta. Ishte ky një takim i rëndësishëm dhe mbresëlënës”, shkruan Luani në fb.
albinfo.ch
