DYLON

LRFGJ: Urime futbollistëve, stafit dhe tifozëve të Dritës për këtë fitore të rëndësishme!

LRFGJ: Urime futbollistëve, stafit dhe tifozëve të Dritës për këtë fitore të rëndësishme!
Avatar photo Redaksia

“Urime futbollistëve, stafit dhe tifozëve të Dritës për këtë fitore të rëndësishme”, thuhet në urimin e Lidhjes Rajonale e Futbollit e Gjilanit (LRFGJ). 

Postimi i plotë:

EkoHigjiena

FC Drita regjistron fitoren e dytë radhazi në UEFA Conference League!

Kampioni ynë vazhdon paraqitjet historike në Evropë. Pas triumfit ndaj Shelbourne, sonte në “Fadil Vokrri”, Drita mposhti Shkëndijën e Tetovës me rezultat 1:0 në xhiron e katërt.

Atmosfera ishte fantastike, e mbushur me emocion dhe frymë vëllazërie në prag të 28 Nëntorit. Edhe pse me të ftohtë, “Intelektualët” dhe “Ballistët” sollën një spektakël të vërtetë me koreografi dhe këngë të përbashkëta.

Urime futbollistëve, stafit dhe tifozëve të Dritës për këtë fitore të rëndësishme!

Suksese në ndeshjet e radhës!  /2LONLINE/