DYLON

LRFGJ: Urime FC Drita për fitoren historike në UEFA Conference League!

LRFGJ: Urime FC Drita për fitoren historike në UEFA Conference League!
Avatar photo Redaksia

/Lidhja Rajonale e Futbollit e Gjilanit (LRFGJ)/

Urime FC Drita për fitoren historike në UEFA Conference League!

EkoHigjiena

Një mbrëmje e paharrueshme për futbollin kosovar!

FC Drita ka shkruar historinë duke arritur fitoren e parë të një ekipi kosovar në fazën e grupeve të UEFA Conference League, pas triumfit të merituar në udhëtim ndaj Shelbourne, me rezultat 0:1, në kuadër të xhiros së tretë të garave.

Kjo fitore është fryt i punës së palodhshme, përkushtimit të jashtëzakonshëm dhe besimit të fortë të futbollistëve, stafit teknik dhe drejtuesve të klubit.

Një sukses që tregon qartë rritjen e cilësisë dhe profesionalizmit në futbollin e Kosovës.

Urime kampionëve tanë për këtë arritje historike – ju jeni krenaria e vendit!

Kjo fitore le të jetë vetëm fillimi i një rrugëtimi të ri për futbollin tonë në arenën evropiane.

Forca Drita!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.