DYLON

LRFGJ përgëzon FC Dritën

LRFGJ përgëzon FC Dritën
Avatar photo Redaksia

Lidhja Rajonale e Futbollit e Gjilanit (LRFGJ) e ka përgëzuar Klubin e futbollit drita, e cila u vlerësua në Gala-mbrëmjen e organizuar nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK).

Postimi i plotë:

EkoHigjiena

Përgëzime FC Dritës për paraqitjen dinjitoze dhe suksesin e madh në Gala-mbrëmjen e organizuar nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK). Gjatë këtij viti, përmes rezultateve të shkëlqyera në garat vendore dhe ndërkombëtare, FC Drita u konfirmua si një nga klubet më të suksesshme, duke zënë vend qendror në listën e fituesve.

Vlerësimet e fituara:
FC Drita – Klubi me Fair Play
FC Drita – Klubi më i mirë i vitit
Arb Manaj – Lojtari më i mirë i vitit
Përfaqësimi në Formacionin e Vitit:
Faton Maloku
Egzon Bejtullahu
Besnik Krasniqi
Albert Dabiqaj
Arb Manaj
Çmime individuale:
Trajneri i Vitit: Zekirija Ramadani
Pjesë e Formacionit të Vitit: Zekirija Ramadani

Ky vlerësim është dëshmi e një viti historik për FC Dritën, e shënuar me profesionalizëm, përkushtim dhe një dominim plotësisht të merituar, duke sjellë krenari për qytetin dhe gjithë rajonin. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.