DYLON

LRFGJ: Njoftim për afatin e transferimeve!

LRFGJ: Njoftim për afatin e transferimeve!
Avatar photo Redaksia

Lidhja Rajonale e Futbollit e Gjilanit 

Afati kalimtar për të gjitha ligat (Superligë, Ligë të Parë, Ligë të Dytë, Ligat e Vajzave, gjitha grupmoshat e reja, si dhe Futsal) përfundon më datën 10.02.2026.

EkoHigjiena

Siç e dini, ne do te shfrytëzojmë sistemin MYFFK për regjistrimin e lojtarëve, menaxhimin e gjitha garave si dhe për komunikim me FFK-nv dhe Lidhjet Rajonale.

Edhe në këtë afat kalimtar, ne do ti regjistrojmë lojtarët edhe në sistemin FIFA Connect, gjithashtu në sistemin MYFFK.

Ndërkaq nëse keni transfere ndërkombetare, sistemi FIFA TMS nuk ka ndryshuar. Ju fillimisht duhet ta kryeni transferin ndërkombetar në sistemin TMS, pastaj ta regjistroni lojtarin/en në FIFA Connect dhe MyFFK.

Ju lutemi të perfundoni fillimisht regjistrimin e lojtarëve në FIFA Connect dhe me pas në MyFFK për arsye të migrimit të gjitha të dhënave në MYFFK. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.