DYLON

LRFGJ: Fillon Kinderliga në Rajonin tonë!

LRFGJ: Fillon Kinderliga në Rajonin tonë!
Avatar photo Redaksia

Me entuziazëm dhe energji, Regjioni i Gjilanit ka mirëpritur fillimin e Kinderligës, një aktivitet i dedikuar për masovizimin e futbollit dhe nxitjen e rekreativitetit tek futbollistët e rinj, njofton Lidhja Rajonale e Futbollit e Gjilanit (LRFGJ).

Ky projekt ka për qëllim të krijojë një ambient të shëndetshëm, argëtues dhe edukativ për fëmijët, ku sporti dhe miqësia shkojnë dorë për dore. Përmes garave të rregullta, lojërave miqësore dhe aktiviteteve shoqëruese, Kinderliga synon të zhvillojë tek fëmijët dashurinë për futbollin, frymën ekipore dhe respektin për fair-play.

EkoHigjiena

Ftojmë të gjithë prindërit, trajnerët dhe dashamirët e sportit të jenë pjesë e këtij aktiviteti të bukur që do të ndihmojë në rritjen e brezit të ri të futbollistëve në rajonin tonë.

Kinderliga – ku nis rrugëtimi i ëndrrave futbollistike, njofton Lidhja Rajonale e Futbollit e Gjilanit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.