DYLON

LRF Gjilan organizon programin e edukimit kundër dopingut

LRF Gjilan organizon programin e edukimit kundër dopingut
Avatar photo Redaksia

? Programi i edukimit kundër dopingut ka vazhduar edhe gjatë kësaj jave, duke ofruar informacione thelbësore për sportistët dhe stafin teknik lidhur me mbrojtjen e integritetit në sport.

Futbollistët e rinj të regjionit tonë u njohën nga afër me rregulloret anti-doping, procedurat e kontrollit si dhe rëndësinë e përgjegjësisë personale në karrierën sportive.

EkoHigjiena

Ligjëratat u udhëhoqën nga Berand Tahirbegolli, në kuadër të aktiviteteve të organizuara nga Federata e Futbollit e Kosovës në partneritet me UEFA-n. Gjatë prezantimeve u theksua qartë se çdo shkelje e rregullave cenon jo vetëm rezultatin sportiv, por edhe reputacionin dhe shëndetin e sportistit.

Qëllimi i këtij takimeve është ndërtimi i një kulture sportive të bazuar në ndershmëri, disiplinë dhe respekt për rregullat e lojës, duke fuqizuar brezat e rinj me njohuri dhe vetëdije të hershme.

Përmes këtij bashkëpunimi po forcohen standardet e edukimit sportiv, duke dërguar mesazhin se suksesi afatgjatë arrihet vetëm përmes lojës së pastër. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.