DYLON

LRF Gjilan ka mbajtur takim me përfaqësuesit e shkollave të futbollit të regjionit

LRF Gjilan ka mbajtur takim me përfaqësuesit e shkollave të futbollit të regjionit
Avatar photo Redaksia

Lidhja Rajonale e Futbollit – Gjilan ka mbajtur takim me përfaqësuesit e shkollave të futbollit të regjionit, ku është diskutuar për përgatitjet dhe fillimin e Kampionatit të ri për edicionin 2026/2027.

Në takim u dakordua që:

EkoHigjiena

Kampionati për grupmoshat U13 dhe U15 të fillojë më 12 shtator 2026.

Liga për grupmoshën U17 të fillojë një javë më vonë, më 19 shtator 2026.

Shorti për grupmoshat U13, U15 dhe U17 do të tërhiqet më 5 shtator 2026.

Gjithashtu, përfaqësuesit e shkollave të futbollit u njoftuan lidhur me disa ndryshime në rregulloren e re të garave, e cila është modifikuar nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) dhe tashmë është e unifikuar për të gjitha regjionet.

Në short do të përfshihen vetëm shkollat e futbollit të cilat:

janë të regjistruara për edicionin 2026/2027;

kanë kryer kontrollet mjekësore për lojtarët;

i kanë të regjistruar të gjithë lojtarët në FIFA Connect.

Lidhja Rajonale e Futbollit – Gjilan u bën thirrje të gjitha shkollave që t’i përfundojnë me kohë të gjitha procedurat e nevojshme, në mënyrë që të jenë pjesë e shortit dhe garave të edicionit të ri. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.