DYLON

LRF Gjilan hyn në epokën e digjitalizimit me sistemin “My FFK”

LRF Gjilan hyn në epokën e digjitalizimit me sistemin “My FFK”
Avatar photo Redaksia

Federata e Futbollit e Kosovës është në fazën e fundit të implementimit të sistemit modern “My FFK”, një platformë gjithëpërfshirëse që digjitalizon të gjitha aspektet e organizimit të futbollit në vend.

Ky sistem është pjesë e një projekti të ofruar nga Federata e Futbollit e Arabisë Saudite, e cila jo vetëm që ka mundësuar këtë teknologji të avancuar, por edhe ka dërguar zyrtarët e saj në Kosovë, të cilët po qëndrojnë për të mbështetur trajnimet dhe për të lehtësuar funksionalizimin e plotë të platformës.

EkoHigjiena

Këtë vikend zyrtarët e klubeve, shkollave të futbollit, gjyqtar dhe delegatë të regjionit të Gjilanit kanë mbajtur trajnimin e parë për përdorimin e këtij sistemi i cili do të futet në përdorim nga edicioni 2025/26.

“Ky është një hap i rëndësishëm për dixhitalizimin e futbollit kosovar, pasi edicioni garues 2025/26 do të nisë tërësisht i dixhitalizuar, me të gjitha të dhënat e ndeshjeve të regjistruara drejtpërdrejt nga fushat e futbollit, në kohë reale”, theksoi kryetari i Lidhja Rajonale e Futbollit (LRF), Gjilan, Armend Misini.

Ndërkohë, anëtari i KE nga regjioni ynë Naser Ajeti inkuraoi klubet, shkollat dhe gjithë pjesëmarrësit që të jenë të fokusuar dhe të gatshëm për të ardhmen, pasi e ardhmja është profesionalizmi dhe dixhitalizimi.

Administratori i regjionit Liridon Poroshtica shprehu gatishmërinë dhe mbështetjen e plotë për gjithë shkollat dhe klubet të cilat kanë nevojë për ndihmesë shtesë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.