DYLON

LRD-ja përkrahë të gjitha aksionet e opozitës

Avatar photo Redaksia

Lëvizja e Re Demokristiane solidarizohet më opoziten dhe përkrahë të gjitha aksionet që i mori sot në kuvendin e Republikës së Kosovës. Vendimi i kryesisë së kuvendit për përjashtime të deputetëve nga seancat, është vendim po aq i jashtëligjshëm sa edhe hedhja e gazit lotsjellës, andaj, LRD-ja fton organet e drejtësisë që të arrestojnë ata anëtarë të kryesisë për vendime të jashtëligjshme, thuhet në nhjë komunikatë të kësaj Lëvizjeje.

LRD-ja bënë thirrje Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit që të anulojnë marrëveshjet për “zajednicen” serbe dhe demarkacionin me Malin e Zi, për ndryshe, gjendja politike dhe ajo institucionale veç sa do të keqësohet sepse ato nuk kalojnë. Subjektet opozitare, organizata të ndryshe si dhe vet populli i Kosovës asnjëherë nuk do të pajtohen që të japin territor shtetit fqinjë – Malit të Zi, si dhe të ndajnë Kosoven në baza etnike me “zajednicen” serbe e cila krijon një mini-shtet serb brenda territorit të Kosovës.

EkoHigjiena

Thirrja e seancave të një pas njëshme nga kryetari dhe kryesia tash sa muaj, derisa dihen publikisht qëndrimet e opozites dhe qëndrimet e qytetarëve të shprehura përmes peticionit dhe manifestimeve, janë të qëllimshme dhe me prapavija të rrezikshme. Dhuna dhe shtypja e protestuesëve me njësi speciale policore, bastisjet dhe përndjekjet e deputetëve deri sa edhe bastisje, rrahje brutale dhe arrestime të aktivistëve nepër selitë e partive opozitare, si dhe arrestimet dhe burgosja e deputetëve me urdhëra politike nuk tregon se kjo Qeveri e ka vullnetin e mirë për vendin, për kundër – këto veprime kanë për qellim destabilizimin dhe shkatërrimin e vendit.

Perpjekjet e Qeverisë së Kosovës, duke u arsyetuar kinse duhet pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese është një taktikë me qellim që të manipulohet opinioni, sepse dihet se Gjykata Kushtetuese është në vazhdimësi instrument i politikës qeveritare, andaj duhet të anulohet marrëveshja për “bashkësinë” e Komunave me shumicë serbe, dhe të normalizohet gjendja në Kosovë. Pa terheqjen e Qeverisë nga këto dy marrëveshje të dëmshme për Kosoven, nuk do të ket qetësi as normalizim të gjendjes në vend, thuhet në fund të komunikatës së Lëvizjes së Re Demokristiane .

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.