DYLON

LPD: Gykata serbe dorëzohet para drejtësisë shqiptare

Avatar photo Redaksia

Lëvizja e Progresit Demokratik në Bujanoc lirimin e ish pjesëtarëve të UÇPMB-së, nga Gjykata serbe për Krime Lufte, e vlerëson fitore të madhe të drejtësisë shqiptare, përballë dënimeve të rënda dhe joligjore.

Sipas LPDE-së shtatëmbëdhjetë të rinj shqiptarë, nga Lugina e Preshevës, ish pjesëtarë të të  ashtuquajturit “Grup i Gjilanit”, para pesë vjetësh, pikërisht më 26 dhjetor të vitit 2008, u arrestuan në mënyrë spektakulare nga xhandarmëria serbe, duke u dënuar me 116 vjet burgim, me urdhër të  Prokurorisë serbe për krime lufte kundër njerëzimit.

EkoHigjiena

LPD fitoren e drejtësisë shqiptare para proceseve të montuara politike, e konsideron edhe një fitore të luftës së drejtë çlirimtare të UÇPMB-së, e cila përmes Marrëveshjes Paqësore të Konçulit, internacionalizoi çështjen shqiptare të Luginë së Preshevës

LPD i përshëndet lirimin e të burgosurve shqiptarë, i përgëzon për qëndrimin e tyre burrëror para shantazheve, presioneve dhe dhunës serbe nëpër burgje, gjithashtu uron familjarët e tyre për lirimin e të dashurve të tyre dhe falënderon gjithë ata që kontribuan në tejkalimin e këtyre proceseve të montuara politike, thuhet në kumtesën e LPD-së, të nënshkruar nga lideri i saj Jonuz Musliu, transmeton Titulli.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.