DYLON

Lorik Cana drejt Katarit!

Avatar photo Redaksia

E ardhmja e kapitenit të Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana mund të jetë në Katarin e largët, të paktën sipas mediave italiane.

“Calciomercato.it” dhe “Corriere Dello Sport” njoftojnë se me siguri e ardhmja e Canës është larg Lazios dhe se do të largohet nga kryeqyteti italian pavarësisht se i mbetet edhe një vit kontratë me klubin bardhekaltër.

EkoHigjiena

Pas disa hipotezave mbi të ardhmen e 31-vjeçarit tani fiton gjithmonë e më shumë terren pista e Lindjes së Mesme. Aty gjithmonë duke ju referuar “Corriere Dello Sport” Canën po e kërkon me ngulm një emër i njohur i futbollit europian, Sabri Lamouchi i cili është aktualisht trajneri i klubit katariot El Jaish.

Lamouchi ka qenë në të kaluarën edhe shok skuadre me Canën në sezonin 2005-2006 kur të dy ishin pjesë e Marseille në Ligue 1 franceze. Sipas mediave italiane, Cana që të Enjten u shfaq në stërvitjen e Lazios në Formello për herë të parë këtë sezon, ka fluturuar drejt Emirateve të Bashkuara Arabe për të vlerësuar ofertën.

Në ditët e kaluara për Canën u fol në merkato edhe për disa skuadra gjermane ndërkohë që një opsion i përmendur shpesh është dhe ai i futbollit amerikan në Major League Soccer, ndërsa tani del në “pole position” pista e Katarit me një emër konkret El Jaish. Katari në dekadën e fundit është kthyer në një destinacion të preferuar për yjet e futbollit europian falë milionave që investohen pa kursim për të promovuar lojën më popullore në botë dhe Cana në moshën 31-vjeçare mund të shikojë aty mundësinë e një kontrate me vlerë ta lartë ekonomike.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.