Sport Club Gjilani njofton se ka vendosur të dërgojë në huazim gjashtëmujor dy futbollistët e dalë nga akademia e klubit, Lorent Rafuna dhe Tonin Korça.
“Në kërkim të hapësirave për të luajtur më shumë në ekipin e parë, klubi ka shqyrtuar pozicionin e tyre dhe ka vendosur t’i dërgoj në huazim gjashtë mujor deri në përfundimin e sezonit”, thuhet në njoftimin e klubit.
Rafuna dhe Korça kishin nënshkruar kontrata trevjeçare me klubin në fillimin e këtij edicioni, derisa ishin pjesë e rregullt e ekipit të parë, ndërkohë që minutat i zhvilluan me ekipin e 21-vjeçarëve.
“Të gjithë në SC Gjilani u dëshirojnë suksese Rafunës dhe Korçës në këtë rrugëtim të ri, teksa i presim me përvojë të re edhe më të fortë”, thuhet në njofitmi ne skuadrës kuqebardh. /2LONLINE/