Klubi i futbollit Drita nga Gjilani, kampion i Kosovës në futboll, e cila do të përfaqësojë Kosovën në ndeshjet parakualifikuese të Ligës së Kampionëve që zhvillohen në Zvicër, ka bërë me dije se të gjithë pjesëtarët e saj, të testuar (disa edhe të ritestuar), kanë rezultuar negativ në testin për COVID-19.
32 pjesëtarë të klubit FC Drita, do të udhëtojnë në Nyon të Zvicrës ku ndeshjen e parë lojtarët bardh e kaltër e zhvillojnë të shtunën me kampionin e Androrës, FC Inter D’escaldes. /2LONLINE.com/