DYLON

Lojërat politike në Kuvendin Komunal të Gjilanit!

Lojërat politike në Kuvendin Komunal të Gjilanit!
Avatar photo Redaksia

Kuvendi i Komunës së Gjilanit dështon sërish të mbajë seancën pasi LDK-ja si subjekt shumicë braktisi atë dhe në mungesë të kuorumit, kryesuesi i Kuvendit, Kushtrim Kadriu e mbylli seancën.

Ndonëse, sinjali i seancës i siguruar nga komuna, shkonte drejtpërdrejt në faqen zyrtare të komunës, ishte i shpërndarë njëkohësisht për audiencën e më se dhjetë mediumeve lokale, që transmetonin poashtu seancën, e të pranishëm në sallë po ashtu kishte prezentë gazetarë lokalë, Shefi i Grupit të këshilltarëve të LDK-së, Avdyl Aliu, i kthehet temës së vjetër, dhe flet sërish për mungesë të transmetimit medial, e terr informativë, si arsyetim për me braktis seancën, gjë që edhe ndodhi.

EkoHigjiena

Tani, Aliu  i LDK-së, apo keqinformon publikun qëllimisht, apo e ka nga mosdija, kur kërkesën e tij (që duket se e ka për cilësi të prodhimit), e ndërlidh me mungesë mediale, i mbetet atij në ndërgjegje, porse ai i shihte gazetarët prezentë, e dinte që mediumet lokale e transmetonin seancën, madje edhe fjalën e tij drejtpërdrejt, teksa po fliste për mungesë mediale e terr informativ.

Duket se lojën e sotme e prodhojë deklarata e mbrëmshme e kreut të komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i cili, në deklarimin e tij, tregoi gatishmëri për t’iu përgjigjur të gjitha kërkesave që i kishin parashtruar, nëpërmjet konferencave (me media lokale), përfaqësuesit e subjekteve opozitare, në këtë rast edhe ato të LDK-së.

Sidoqoftë, duke i parë këto zhvillime të kohëve të fundit, duket se përbërja e këtij kuvendi më së paku është i interesuar për interesin qytetar por, i shohin vetëm matematikat e tyre partiake, në këtë rast mundohen të keqinterpretohet roli i mediave, për përfitime politike e partiake, por kjo nuk shkon dhe duket sheshazi.

Zatën, në asnjë periudhë, seancat e kuvendit komunal nuk kanë mbetur pa u pasqyruar asnjëherë, sepse, besoj e din krejta subjektet politike, se për to është shkruar, pasqyruar nëpër media lokale, e besa edhe qendrore, pavarësisht a ka pas, a nuk ka pas transmetime live dhe kush ishte në pushtet apo opozitë.

Nëse Aliu dhe subjekti i tij dëshirojnë t’i adresojnë kritikat e tyre në adresë të pushtetit dhe i kanë kërkesat e tyre, që mund të jenë edhe plotësisht me vend, pse jo, ato duhet t’i bëjnë në adresën e duhur dhe në formën e duhur, e jo në kurriz të mediave, përkundrazi përmes mediave mund të përçohet më së miri qëndrimi i tyre, gjë që ai e di, sepse mediat lokale përherë kanë qenë të hapura dhe bashkëpunuese dhe e kanë përçuar zërin opozitar në çdo periudhë kohore, dhe edhe tani, përfshirë edhe me subjektin e tij politik.

Aliut i mbetet të sqarohet, për hir të publikut, të tregojë qartë kërkesën e tij, pa bërë hile, me qëllim apo pa qëllim, që ne, nuk jemi fokus i tij, por pushteti, e që mund të ketë të drejt t’i “hakërrohet”, sepse, tekefundit është opozitë, por duhet të artikulohet qartë që edhe publiku ta kuptojë mirë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.