DYLON

Lodrat e rrezikshme do të konfiskohen dhe asgjësohen

Lodrat e rrezikshme do të konfiskohen dhe asgjësohen
Avatar photo Redaksia

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka shkruar në profilin e tij në facebook, se pas ndalesës që i kanë bërë importimit të lodrave të tregut aziatik (Kina) që nuk i plotësojnë kriteret dhe janë me rrezik të lartë, inspektorët e MTI-së, nga e hëna do të fillojnë zbatimin e një plani operativ rigoroz për konfiskimin e këtyre lodrave edhe në tregun e brendshëm.

Ja postimi i plotë i ministrit Hasani:

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë që nga marrja e analizave të lodrave që kanë rezultuar të rrezikshme është shumë e shqetësuar. Pas ndalesës që i kemi bërë importimit të lodrave të tregut aziatik (Kina) që nuk i plotësojnë kriteret dhe janë me rrezik të lartë, inspektorët tanë nga e hëna do të fillojnë zbatimin e një plani operativ rigoroz për konfiskimin e këtyre lodrave edhe në tregun e brendshëm.
Po ashtu, jemi duke e pritur edhe lejen e Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit që ta bëjmë asgjësimin e të gjitha lodrave të konfiskuara.
Për të gjithë hapat që do të marrim do të ju njoftojmë në ditët në vazhdim.

EkoHigjiena
fotoilustrim
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.