DYLON

Lluka: Sektori i energjisë parakusht për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik

Lluka: Sektori i energjisë parakusht për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik
Avatar photo Redaksia

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka shpalosur politikat e ministrisë që drejton, me theks të veçantë për sektorin e energjisë, gjatë një ligjërate që ka mbajtur sot para studentëve dhe profesorëve të RIT-Kosovo-AUK në Prishtinë, ku ka vlerësuar se zhvillimi i energjisë është parakusht për zhvillimin ekonomik të vendit.

Me këtë rast Ministri Lluka tha se Strategjia e Energjisë e Kosovës 2017-2026 përcakton objektivat themelore të Qeverisë së Kosovës në zhvillimin e sektorit të energjisë, duke marrë parasysh: Zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, mbrojtjen e mjedisit, furnizimi i qëndrueshëm dhe i besueshëm me energji për konsumatorët, përdorimi efikas i energjisë, zhvillimi i kapaciteteve gjeneruese të reja konvencionale dhe të rinovueshme, krijimi i një tregu konkurrues, zhvillimi i sistemit të gazit, dhe krijimi i vendeve të reja të punës në sektorin e energjisë.

Duke folur për gjendjen aktuale në këtë sektor, ministri i MZHE-së vuri në pah se gjatë 30 viteve të fundit në vend nuk ka pasur ndërtim të kapaciteteve të reja të gjenerimit të energjisë elektrike dhe se shumica e njësive të termocentraleve janë në fund të jetës së tyre. Ndërkaq, rritja e kërkesës është mbuluar nga importet.

EkoHigjiena

“Sipas studimit të USAID rreth 300 milionë euro në vit është kostoja e humbjes për sektorin privat për shkak të furnizimit të paqëndrueshëm të energjisë elektrike (studimi i USAID-it). Ndërsa nga viti 2000 deri në vitin 2015 janë shpenzuar 538.25 milionë euro për importet e energjisë elektrike”, tha Lluka.

Përkundër përmirësimeve në vitet e fundit, ministri theksoi se humbjet teknike dhe komerciale në vitin 2015 ishin 31.8%, humbjet nga veriu i Mitrovicës janë rreth 5%, derisa inkasimi i energjisë së faturuar është 97% (duke mos përfshirë veriun e Mitrovicës)

Më tej, Ministri u ndal te bashkëpunimi rajonal në sektorin e energjisë, ku potencoi veprimet konkrete për krijimin e tregut të përbashkët të Energjisë Kosovës-Shqipëri dhe pjesëmarrjen e Kosovës në bursën shqiptare të energjisë, problemet e KOSTT në funksionalizmin e intekoneksionit 400kV me Shqipërinë, si pasojë e problemeve politike me Serbinë, gjë që po i shkaktojnë humbje shtesë prej 15 milionë euro këtij operatori.

Gjithashtu, gjatë kësaj ligjërate Ministri Lluka foli edhe për projektet për zhvillimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë, efiçiencën e energjisë dhe sektorin e ujërave, të cilat ndikojnë direkt në cilësinë e jetës së qytetarëve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.