Lluka premton përmirësim të kushteve të punës për minatorët e Artanës

Lluka premton përmirësim të kushteve të punës për minatorët e Artanës

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka vizituar sot Minierën e Artanës, me ç’rast menaxhmentin dhe minatorët i ka njoftuar me marrëveshjen që Qeveria e Kosovës ka arritur me Sindikatën e Minatorëve të Trepçës, nga e cila pritet të përfitojnë të gjithë minatorët.

Edhe në këtë vizitë, Ministri Lluka ishte i shoqëruar nga Zëvendësministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Fatmir Matoshi dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Islam Pacolli.

Kreu i MZHE tha se ka një bashkëpunim të ngushtë me menaxhmentin dhe minatorët dhe ka diskutuar me ta për problemet dhe mundësitë e përmirësimit të kushteve të tyre.

“Minatorët të cilët me të vërtetë kanë dhënë shumë për vendin, punojnë në kushte të vështira dhe një gjë të tillë nuk mund ta lejojmë në vazhdimësi, sepse në ato kushte në moshën e shtyrë nuk mund të vazhdohet, prandaj erdha të komunikoi lajmin që ne parashohim që shumë shpejt ta kemi një pensionim të hershëm, në moshën prej 55 vjeçar dhe me disa benefite shtesë që jemi në negocim e sipër”, tha Lluka.

Ministri Lluka Lluka tha se javën tjetër do të tres në takim menaxhmentet dhe minatorët e Trepcës dhe Artanës për të diskutuar bashkërisht gjendjen e tyre. “Nuk dëshiroj të lë hapësirë për diskriminim, pra kushtet e minatorëve në Strantërg do t’i kenë edhe minatorët në Artanë”, tha ai.

Nga ana e tij, drejtor i Minierës së Artanës Hysen Vranjolli tha se kanë informuar Ministrin Lluka për kushtet e vështira të punës edhe për rezultatet e tyre të punës. Ai tha se kanë pasur mungesë të buxhetit në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa morën premtimin se kjo do të bëhet në mënyrë reale.

KOMENTE