DYLON

Lluka në SHBA kërkon përkrahje për fakultetin e elektros

Lluka në SHBA kërkon përkrahje për fakultetin e elektros
Avatar photo Redaksia

Në vazhdën e vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ministri Lluka ndër të tjerash ka zhvilluar takime të rëndësishme për rimekëmbjen e fakultetit të inxhinierisë elektrike në Universitetin e Prishtinës e cila rrezikon të mbyllet.

Gjatë dhjetë viteve të ardhshme në sektorin e energjisë do të investohen 3 miliardë euro dhe padyshim se këto investime do të gjenerojnë edhe vende të reja të punës, mirëpo problemi me të cilin po përballet ky sektor është zhvillimi i kapaciteteve të reja njerëzore.

Fakulteti i inxhinierisë elektrike në UP për shkak të mungesës së kuadrove ka mbyllur drejtimin e master dhe doktoraturës, e po rrezikohet edhe drejtimi bachelor.

EkoHigjiena

Ministri Lluka gjatë qëndrimit në Washington ka zhvilluar dy takime tejet të rëndësishme me synim që të gjejë zgjedhje për këtë problem.

Ai u takua me Presidentin e Këshillit Amerikan për Edukim Ndërkombetar, z.David Patton, zëvendësadministratorin e USAID, Alexander Sokolowski dhe Drejtoreshën e USAID për Evropë, Cristina Olive, nga të cilët kërkoi asistencë për ringjalljen e fakultetit të inxhinierisë elektrike.

Kreu i MZhE ka kërkoi që të shihet mundësia e dhënjes së bursave për drejtimet master dhe doktoraturë në këtë fakuktet në mënyrë që të krijohen kapacitete të reja ligjeruese.

Asistenca tjetër te cilën ministri Lluka e kerkoi ishte sjellja e dy profesorëve nga SH.B.A për të ligjeruar me orar të plotë në mënyrë që të sigurohet akreditimi për vitet e ardhshme, si dhe krijimi i mundësisë që të studiohet përmes distancës.
Kujtojmë se ministri Lluka javë më parë ka mbledhur akterët relevant të vendit për të diskutuar rreth këtij problemi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.