• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Info+

Llovca, më shumë pa ujë se me të

Redaksia 2LONLINE 30 Janar, 2023 3 min
 Llovca, më shumë pa ujë se me të

I shtrirë rrëzë një kodrine, fshati Llovcë gjithnjë ishte përballë me mungesën e ujësjellësit, andaj që nga viti 2001 ishte nisur një projekt për rregullimin e ujësjellësit, i cili përfundimisht ishte mbyllur në vitin 2010, kur u mendua se pas investimit 70 mijë euro përfundimisht u zgjidh ky problem.

Ishte ky një investim nga zyrat zvicerane dhe austriake si dhe komuna e Gjilanit, për të bërë me ujë të pijshëm fshatin Llovcë të Gjilanit, kur uji nga lumi Llapusha është dashur të sjellin në fshat që është në një lartësi mbidetare të konsiderueshme. Punën në hapjen e kanalit të gjatë qindra metra e kishin kryer fshatarët me punë vullnetare.

Atëkohë u desh që fshatarët të kryenin punën vullnetare, u deshtë ndërrimi i gypit kryesor, vendosja e transformatorëve e i pompave zhytëse dhe pas kësaj pune të madhe të bërë, fshati përfundimisht u bë me ujë.

Por, tashti kur kanë kaluar më shumë se 12 vite, problemi i mungesës së ujit të pijshëm sërish u rishfaq. Fshataret thonë se ka tri vite që problemi me ujë të pijshëm po shfaqet vazhdimisht dhe ndodhë që pa ujë të mbetën me muaj të tërë.

Hidromorava, që është përgjegjëse për furnizim me ujë edhe në këtë fshat, kohë pas kohe del dhe e rregullon problemin, por që pas 2-3 dite problemi sërish rishfaqet.

Banorët e Llovcës shprehen se që nga 23 dhjetori kanë ngelur pa ujë. Ata kanë informuar të gjithë strukturat e KRU Hidromorave e problemin e kanë adresuar edhe te zyra e kryetarit të komunës së Gjilanit më datë 13 janar 2023.

“Jemi mbetur shumë keq pa ujë tash e sa kohë, andaj jemi të detyruar që t’u drejtohemi edhe gazetarëve, sepse banorët janë mjaft të shqetësuar”, thonë banorët e këtij fshati, të cilët këmbëngulin që t’u bëhet një zgjidhje e këtij problemi.

BURIMI: Kryelajmi

Etiketa:Llovca pije rekomandojmë uji
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

Akademik Fejzullah Krasniqi merr Çmimin e Konferencës Vjetore të UKZ-së 2023 “Marin

2 Qershor, 2023
Info+

Nxënësit nga “Kongresi i Manastirit” po qëndrojnë për vizitë në Bosnje dhe

2 Qershor, 2023
Info+

Mbahet mbledhja e parë e Asamblesë Komunale të Fëmijëve

2 Qershor, 2023
Policia

Rajoni i Gjilanit: Brenda javës konfiskohen 19 patentë shofer

2 Qershor, 2023
Lajme të ngjashme

Akademik Fejzullah Krasniqi merr Çmimin e Konferencës Vjetore të UKZ-së 2023 “Marin Barleti”

2 Qershor, 2023

Nxënësit nga “Kongresi i Manastirit” po qëndrojnë për vizitë në Bosnje dhe Hercegovinë në kuadër të projektit “Super Schools”

2 Qershor, 2023

Mbahet mbledhja e parë e Asamblesë Komunale të Fëmijëve

2 Qershor, 2023

Rajoni i Gjilanit: Brenda javës konfiskohen 19 patentë shofer

2 Qershor, 2023

Haziri: Koha që Gjilani të bashkohet kundër atyre që premtuan dhe mashtruan shumë

2 Qershor, 2023

Rashiti: Procesi i konkursit në Shëndetësi nuk ka legjitimitet, hetuesia duhet të veprojë menjëherë

2 Qershor, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com