Dueli ndërmjet Llapit dhe Dritës është njëri ndër duelet më interesante të javës së 16-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Kjo përballje do të zhvillohet ditën e shtunë nga ora 13:00 në Stadiumin e Qytetit në Gjilan, ndërkohë që dy skuadrat janë në përgatitjet e fundit përpara kësaj përballje.
Dueli i parë ndërmjet këtyre dy ekipeve në “Zahir Pajaziti” të Podujevës përfundoi me barazim, 2:2.
Llapjanët përmes faqes zyrtare të klubit u kanë kujtuar gjilanasve se janë të pamposhtur në katër përballjet e fundit:
“Kujtojmë që Llapi nuk dinë për humbje në katër ndeshjet e fundit ndaj Dritës, ku në total ka tre fitore të edicionit të kaluar dhe një barazim(ndeshja e parë e zhvilluar këtë edicion ndërmjet tyre në shtator 2:2 me golat e realizuar nga Kastriot Selmani dhe Behar Maliqi)”.