DYLON

Llapi transferon sulmuesin shtatlartë nga Tetova

Llapi transferon sulmuesin shtatlartë nga Tetova
Avatar photo Elife Sherifi

Është zyrtarizuar kalimi i Premtim Jakupit te klubi i Llapit. Premtim Jakupi ka nënshkruar për tri vitet e ardhshme që të jetë pjesë e klubit të Llapit, pasi u transferua nga Drita e Tetovës.

Premtim Jakupi, 19 vjeç, i lindur më 01.04.2000, i gjatë 1.90 m, kategoritë e reja i ka kaluar tek Shkëndija e Tetovës.

Kurse, te Llapi është transferuar me një kontratë afatgjate ndërsa klubi kosovar ka pritje të mëdha nga Jakupi. Premtim Jakupi ka qenë vetëm për një gjysmë sezoni pjesë e skuadrës së Dritës nga Tetova.

EkoHigjiena

https://www.facebook.com/KFLlapi/videos/833318533796970/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.