DYLON

Llapi përforcon mbrojtjen, vjen nga Tetova

Llapi përforcon mbrojtjen, vjen nga Tetova
Avatar photo Elife Sherifi

Skuadra nga Podujeva, Llapi, ka bërë të ditur se ka nënshkruar me mbrojtësin nga Tetova, Xhelil Abdullai.

27 vjeçari së fundmi ka qenë pjesë e Renovës derisa ka luajtur edhe për Shkëndijën, Graafschap në Holandë dhe te Duisburk.

Ky është njoftimi i Klubit:

EkoHigjiena

ZYRTARE: Xhelil Abdullai transferohet tek Llapi

Podujevë, 18 qershor 2019 – Llapi ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me qendërmbrojtësin nga Tetova, Xhelil Abdullai i cili së fundmi ishte pjesë e Renovës.

Xhelil Abdullai, 27 vjeç, i lindur më 25.09.1991 i gjatë 1.90 është qendërmbrojtës. Ka debutuar tek Shkëndija dhe është shpallur kampion në edicionin 2011/12. Nga Shkëndija ka kaluar tek De Graafschap në Holandë, e pastaj tek MSV Duisburg. Ka bërë karrierë edhe tek Euromilk, ku më pas është rikthyer tek Shkëndija. Tash e tre edicione ka qenë pjesë e Renovës, ku në stinorin e fundit është paraqitur në 31 ndeshje.