DYLON

Lladova e Gjilanit themelon Këshillin e Fshatit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Me një pjesëmarrëje rekorde të qytetarëve në votim, Lladova ka themeluar Këshillin e Fshatit në përbërje të shtatë anëtarëve, derisa kryetar është zgjedhur Florim Ajeti. Kryetari i Komisionit Komunal për Themelimin e Këshillave të Fshatrave, Avdyl Aliu, është ndarë shumë i kënaqur me procesin, të cilin e vlerësoi si transparent dhe pa asnjë vërejtje, i cili është bërë për të përmbushur nevojat dhe kërkesat e banorëve të Lladovës.
Në këtë proces kanë qenë të pranishëm edhe anëtarët tjerë të Komisionit Komunal (pozitë-opozitë), sikurse edhe përfaqësues të organizatës “Agro-Eko”.

Takimet e radhës planifikohen të realizohet si në vijim: Shurdhan (Çelik, Dunav, Goden i Ulët, Pidiq, Stanqiq, Isufaj), më 14.03.2016, në ora 18:00; Llovcë, 18.03.2016, Malishevë e Epërme (përfshirë Muhaxherët dhe Capari), më 18.03.2016, në ora 19:00, në Xhaminë e fshatit, për të vazhduar fshatin Verbicë të Zhegocit më 23.03.2016, në ora 17:00 dhe më 24.03.2016 në fshatin Verbicë e Kmetocit, në ora 18:00. /2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.