LIZA-R përfundon trajnimin ” Capacity Building ” ne Turqi
/2L ONLINE/ – Organizata Liza-R me sukses realizoi projektin e saj në Turqi në fushën e ngritjes se kapaciteteve, trajnim ky i mbajtur për herë të parë nga ekspertet turq. Projekt ky që kishte gjithsej 39 anëtarë të rinj të organizatës nga tërë Kosova, ndër ta përfaqësues të studentëve, organizatave rinore, biznesmen etj, bëhet e ditur në një komunikatë të Organizatës Liza-R.
Më tej thuhet: “Në këtë projekt u mbajtën aktivitete të ndryshme dhe ligjërata në fushat e ndryshme të Ekonomisë dhe Biznesit, Diplomacisë, Tregtisë dhe Industrisë, Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe të marrëdhënieve Juridike nga ligjëruesit Akademik të Shkencave në Turqi.
Projekti “Capacity Building – Kosova” është projekti i parë i realizuar nga ndonjë organizate Rinore ne Kosove me qellim te ngritjes se kapaciteteve rinore ne vendimmarrje e po ashtu edhe në fushat e posaçme si ekonomia, çështjet sociale etj.
Projekti u përkrah maksimalisht nga strukturat më të larta të Rinisë së AK Partisë në Istanbul me Kryetarin e saj z. Melih Ecertas dhe Nënkryetarin e Rinisë për marrëdhënie me jashtë z. Erdem Dereli ku me ftesën e tyre ishim pjesë e këtij projekti të përbashkët, projekt ky qe tani do të realizohet çdo vit”.
“Të rinjtë nga Kosova ndjekën trajnimin 8 ditorë në fushat e Akademisë Politike, Diplomacisë dhe Ngritjen e Kapaciteteve Udhëheqëse. Gjatë këtij projekti këta të rijnë patën mundësinë të njoftohen për së afërmi me strukturat më të larta Qeveritare dhe Parlamentare të Republikës së Turqisë dhe strukturat tjera shoqërore ku i gjithë ky program ishte e një niveli shumë të lartë organizativ. Edhe njëherë AK Parti tregojë dëshirën e madhe të tyre për të ndihmuar popullin Kosovar në integrimin e tyre dhe veçanërisht Rinisë së Kosovës drejt një përparimi në integrimet Euro-Aziatike”.
“Gjithashtu të rinjtë tanë patën mundësi t’i vizitojnë monumentet kulturore dhe historike në Istanbul, duke pasur parasysh që në këtë qytet përmblidhen shumë qytetërime të vjetra gjatë historisë. Vizituam Canakalane ku aty pamë edhe varrezat e bashkëqytetarëve tanë nga Ballkani, respektivisht të trojeve etnike shqiptare që kishin luftuar përkrah forcave osmane të kohës. Ky aktivitet kaq i rëndësishëm i organizatës tonë nuk do të jetë i fundit i llojit të tillë, shumë shpejte do të organizojmë projekte tjera të fuqishme me miqtë-vëllezërit tanë nga Turqia, Evropa dhe SHBA”, thuhet tutje në komunikatën e organizatës Liza-R.
LIZA-R do të rritë angazhimet e veta profesionale vetëm e vetëm që të rinjve të Kosovës të ju afrohet një mundësi më e madhe në shkëmbimin e përvojave, marrjen e eksperiencave të reja, ofrimit të mundësive të kryerjes së ekspertizave të ndryshme nga të rinjtë tanë në Turqi, në mënyrë që marrëdhëniet tona të mira diplomatike e vëllazërore me popullin dhe shtetin Turk të vazhdojnë edhe me tutje.
Drejtuesit e Organizatës Rinore LIZA-R theksuan se projektet e radhës nuk synojnë vetëm ngritjen e kapaciteteve rinore por edhe direkt marrëveshjet me organizata ndërkombëtare si dhe me struktura rinore te partive politike ne Evrope me te cilat synojnë të realizojnë shkëmbime të përvojave në mënyrë qe të rinjtë e Kosovës të jenë sa më të përgatitur për të ardhmen.
Projekti i radhës do zhvillohet në njërën nga shtetet e Evropës me të cilat tanimë kemi marrëveshje për shkëmbimin e përvojave e me të cilën synojmë bashkëpunimin edhe në të ardhmen”, përfundon komunikata e Organizatës Rinore Liza-R. /2L ONLINE/






