LIZ, përmes shoqatave humanitare turke ndihmon nevojtarët

Gjilan – (2LONLINE) – Drejtues të lëvizjes për Integrim dhe Zhvillim (LIZ),  kanë bër ët ëdtur se në Gjilan ishin në vizitë shoqatat humanitare të Turqisë Alperenocaklari dhe Samsunalperen të cilat së bashku me bordin e LIZ-it dhe kryetarin Arianit Sllamnikun bënë shpërndarjen e ndihmave për 100 familjet me gjendje  jo të mirë ekonomike të komunës së Gjilanit.

“Shoqatat turke dhe zyrtarët e komunës Samsun u ndanë të kënaqur me pritjen e gjilanasve por edhe u zotuan se përmes bashkëpunimit në të ardhmen me LIZ-in do të bëjnë të mundur edhe zhvillimin e aktiviteteve tjera me të rinjtë e komunës së Gjilanit si në vizitat në Turqi ashtu edhe aftësimin e të rinjve në profesione të ndryshme në Turqi gjegjësisht nëpër institucionet ku shtrojnë ndikimin shoqatat në fjalë”, ka thënë Arianit Sllamniku, kryetar i LIZ-it. /2lonline/

KOMENTE