DYLON

LIZ e gatshme për të kontribuar në qeverisjen e re të Gjilanit

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Drejtues të Lëvizjes për Integrim dhe Zhvillim (LIZ), thanë se në takimin e bordit të këtij subjekti është diskutuar  për temat që ndërlidhen me përkrahjen që duhet dhënë  për ndryshimin e gjendjes së tanishme në komunën e Gjilanit dhe gatishmërisë për të dhënë kontributin kjo Lëvizje brenda institucioneve komunale.

Arianti Sllamniku, kryetar i LIZ ka bërë me dije se në takim u vlerësuan edhe sektorët ku mund ta japin kontributin profesional dhe konstruktiv me profesionistët e fushave specifike ku mundet të mbulohen me përgjegjshmëri dhe llogaridhënie.

EkoHigjiena

“Mbetet që kryetari dhe ekipi komunal të vlerësoj partneritetin e krijuar por edhe dhënien e mundësisë që kuadrot profesionale të LIZ të japin kontributin me qëllim të zhvillimit të institucioneve tona profesionale dhe të përgjegjshme ndaj nevojave të qytetarëve dhe proceseve të cilat e presin komunën tonë, regjionin por edhe vet Kosovën”, ka thënë Sllamniku.

U vlerësua se vota e elektoratit LIZ-it në balotazh për kryetarin e komunës Lutfi Haziri i cili u kurorëzua edhe me certifikimin e tij nga KQZ për të cilin LIZ e uron.

“Shpresojmë që në partneritet, do të jemi konstruktiv dhe profesional për përgjegjësitë të cilat na ipen brenda institucioneve komunale në cilësinë e shërbimit për qytetarin profesional dhe me duart e pastërta”, ka thënë Sllamniku. / 2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.