/2L ONLINE/ – Autoritetet policore të Rajonit të Gjilanit kanë bërë me dije se Policia e Kosovës është njoftuar për një aksident trafiku me Lëndime në fshatin Livoq i Ultë, komuna Gjilan.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se deri te aksident besohet të ketë ardhur kur dy automjete, një Kombi dhe një vetur Golf II me tabela 06, besohet se për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë, kushteve dhe gjendjes së rrugës, përplasen në mes vet, ku perveq dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar dy vozitësit e automjeteve dhe një pasagjerë i veturës Golf.
Të lënduarit me lëndime të rënda trupore janë dërguar me urgjencë në Sitalin e Gjilanit ku po trajtohen. Përndryshe, rasti ka kaluar në Gjykatë. /2L ONLINE/