/2L ONLINE/ – Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është njoftuar për një aksident trafiku në Rrugën magjistrale Gjilan-Prishtinë tek Penda e Livoqit të Epërm, Komuna Gjilan.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se nga hetimet e para mësohet se deri te aksident dyshohet të ketë ardhur atëherë kur drejtuesi i veturës Golf, me targa 01, gjatë lëvizjes në aksin rrugor Prishtinë-Gjilan, me të arritur përball Pendës së fshatit Livoq i Epërm, për shkaqe të panjohura kalon në shiritin e kundërt të lëvizjes dhe e godet veturën Opel Omega me targa regjistrimi 04, e cila lëvizte nga drejtimi i kundërtë.
Si pasojë e aksidentit lëndime të lehta trupore fatmirësisht kanë pësuar dymbëdhjetë pasagjerë. Rasti mbetet nën hetime nga Policia e Kosovës njësitet e Trafikut Rajonal në Gjilanit. /2L ONLINE/
/fotoilustruese/