DYLON

Livoçi i Epërm qind për qind me Lutën, asnjë votë për rivalët

Livoçi i Epërm qind për qind me Lutën, asnjë votë për rivalët
Avatar photo Redaksia

Mbështetja për Lutfi Hazirin, kryetar aktual dhe kandidat i Lidhjes edhe për një mandat qeverisës me Gjilanin, po rritet në çdo fshat, lagje e lokalit të komunës.

Një mbështetje të tillë, Luta i Gjilanit e ka gjetur në Livoç të Epërm, qytetarët e të cilit e kanë mirëpritur dhe ia kanë ofruar besimin e madh për 19 nëntorin dhe u zotuan se asnjë votë nuk shkon për partinë rivale.

E, Lutfi Haziri ka shprehur falënderime për banorët e Livoçit për këtë besim të madh.

EkoHigjiena

“Faleminderit të gjitha lagjeve të Livoçit të Epërm për këtë mbështetje. Përfundimisht ky fshat është bërë pjesë e zonës urbane me investimet që i kemi realizuar në mandatin e kaluar. Ne koalicionin e kemi me Livoçin dhe me qytetarët. Më 19 nëntor e presim rikonfirmimin për t’i vazhduar punët e hajrit”, ka thënë Haziri.

Haziri ka paralajmëruar investimet e mëdha që do të ndodhin gjatë mandatit të ri, përfshirë edhe ndërtimin dhe standardizimin e trotuareve, pastrimin e shtratit të lumit, ndërkaq projekti më i madh është ai i ndërtimit të rrugës katër korsi hyrëse dhe dalëse Gjilan-Prishtinë.

sponsorizuar nga LDK

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.