DYLON

Livoç: Brenda gomës gjejnë marihuanë, i dyshuari në arrati

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në fshatin Livoç të Gjilanit, policia ka pranuar një informatë se i dyshuari ka fshehur në një gomë, një sasi të substancës së dyshuar narkotike të cilën do ta dërgonte në Serbi.

Pas një pune operative njësitë policore kanë gjetur gomën dhe pasi e kanë hapur në brendësi të saj kanë gjetur gjashtë paketime me 1324 gramë (një kilogram e treqind e njëzetë e katër gramë) substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

EkoHigjiena

Sipas raportit policor, lidhur me rastin janë kryer bastisje në dy lokacione por nuk është gjetur asgjë e dyshuar. I dyshuari i njohur për policinë ndodhet në arrati. /2L ONLINE/

fotoilustruese

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.