Liverpool vendos çmimin për Xherdan Shaqirin

Liverpool vendos çmimin për Xherdan Shaqirin

Liverpool është i gatshëm për të shitur Xherdan Shaqirin në fund të edicionit. 28-vjeçari këtë sezon ka bërë vetëm 10 paraqitje në të gjitha garat dhe vazhdon të këtë probleme për të hyrë në formacionin e parë të Jurgen Klopp.

Sipas “Calciomercato”, “Reds” janë të gatshëm ta lejojnë kosovarin të largohet, mirëpo kërkojnë 25 milionë euro.

Roma ishte i interesuar për Shaqirin gjatë janarit dhe thuhet se interesimi është duke vazhduar.

Në garë për Shaqirin është edhe klubi spanjoll, Sevilla që për momentin nuk është në formën më të mirë të mundshme dhe synon përforcimin e skuadrës në verë.

Shaqiri këtë sezon ka shënuar vetëm një gol ndaj rivalit lokal Everton.

KOMENTE