Listës së vullnetmirëve që ndihmojnë i bashkëngjiten edhe gjilanasit që jetojnë e veprojnë në Amerikë

Listës së vullnetmirëve që ndihmojnë i bashkëngjiten edhe gjilanasit që jetojnë e veprojnë në Amerikë

“Vëllezërit Raif, Alban dhe Valon Shefkiu, u bashkëngjiten në aksionin e tyre vullnetarë për t’i dalë në ndihmë disa familjeve në nevojë. Familja Shefkiu, është një familje e madhe intelektualësh e humanistësh, të cilët iu kanë përgjigjur nevojave të kohës, kurdoherë, kur është bërë fjalë për mirëqenien e qytetarëve”, ka bërë me dije nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli.

Raif dhe Alban Shefkiu, jetojnë në Michigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe, janë ndërmarrës të suksesshëm të cilët operojnë në të gjithë Amerikën. Kompania e tyre “GG Transport”, emri i të cilëve rrjedh nga përbërja (Gilani i Gilangjive), është një kompani transportuese e cila ka arritur sukseset e saja, falë punës, përkushtimit dhe sinqeritetit të madh të vëllezërve Shefkiu.

“Ndërsa, Valon Shefkiu, jeton dhe vepron në Gjilan. Është aktiv në politikbërjen vendore, dhe, mbi të gjitha ka dhënë kontribut të çmueshëm në mbarëvatjen e proceseve politike në qytetin tonë. Ne, për këtë donacion, do u jem mirënjohës përgjithmonë, për kontributin e tyre të madh në çdo kohë, jo vetëm sot. Vëllezërit Shefkiu, kanë qenë në shërbim të qytetarëve, në çdo llojë forme, e me çdo lloj mundësie”, ka thënë Ismajli.

Ai shtoi se vendi ynë, krenohet me potencialin e shqiptarëve tanë në Amerikë, me të arriturat e tyre, dhe, me interesin e tyre të jashtëzakonshëm, në ndihëm e madhe të plotësimit të sofrave të familjeve në nevojë.

KOMENTE