DYLON

Lista Srpska e VV, i kanë “frenat” në dorë

Avatar photo Redaksia

Shtyrja e seancës konstituive, sipas analistëve kosovarë, e dëmton shumë procesin e formimit të institucioneve të reja në Kosovë. Sipas tyre, ky ngërç i mungesës së institucioneve duhet të zgjidhet sa më parë.

Analisti Armend Muja, duke e komentuar shtyrjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovë e cila është planifikuar të mbahej sot, ka theksuar se realiteti i prodhuar nga sistemi politik në Kosovë pas zgjedhje nacionale të 8 qershorit, është se kemi dy forca përcaktuese të kahjes politike, që sipas tij janë: Lëvizja Vetëvendosje (VV) dhe Lista Srpska.

EkoHigjiena

Ai në një prononcim për Telegrafin ka thënë se shtyrja e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, është demonstrim i pakënaqësisë së Listës Srpska rreth hyrjes së VV-së në marrëveshje me bllokun, dhe njëkohësisht sipas tij, shtyrja e seancës është përpjekje e Beogradit që të shfaq pakënaqësinë me implikimet që rezultojnë nga kjo marrëveshje.

“Në mungesë të Listës Srpska, në konstituimin e institucioneve të reja, mund të kemi zgjedhje të kryeparlamentarit, mirëpo jo edhe krijim të qeverise. Lista Srpska është vendimtare në krijimin e ekzekutivit kosovar”, ka thënë Muja.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.